Kosova
Festivali i dramës shqipe “Talia e Flakës” sjell gjashtë shfaqje në Gjilan
Teatro nga të gjitha trevat shqiptare do të marrin pjesë në festivalin e dramës shqipe “Talia e Flakës”, i cili ndër vite ka mbledhur më së shumti shikues në manifestimin “Flaka e Janarit”, e që mbahet në qytetin e Gjilanit.
Bashkim Nexhipi, koordinator i “Flakës së Janarit 2018”, ka thënë se kështu, në natën e parë, më 22 janar, që është edhe mbrëmje hapëse, të parët do të paraqiten vendësit, Teatri i Gjilanit, i cili do të japë shfaqjen “Një natë në hotel”, me tekst të Muharrem Shahiqit, me dramatizim të Agush Mulliqit e në regji të Bashkim Ramadanit, përcjell albinfo.ch.
Në mbrëmjen e dytë do të jepet shfaqja “Kosovatrans” e teatrit “Agush Ramadani” të Podujevës, me tekst e regji të Naser Shatrollit. Teatri Shqiptar i Shkupit, në mbrëmjen e tretë të festivalit do të japë shfaqjen “G”, të autorit Gjergj Fishta, me dramatizim dhe regji të Sulejman Rushitit.
Regjisori Milto Kutali, i cili më herët kishte realizuar shfaqje edhe në Gjilan, kësaj radhe do të sjellë shfaqjen nga Shqipëria “Rrno për me tregue”, të cilën e pati shkruar At Zef Pllumbi. Teatri nga Prishtina “Dodona” do të paraqitet me shfaqjen “Portreti i pakryer”, të autorit Besim Rexhaj, e regjinë e së cilës e ka bërë Elmaze Nura. Festivalin do ta përmbyllë shfaqja “Në dorë të fatit…” e teatrit “Petro Marko” nga Vlora.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










