Kosova
Reshjet e borës ndalen, java e ftohtë
Sipas IMHK-së, temperaturat minimale gjatë javës do të zbresin deri -7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të ngjiten deri në 7 gradë Celsius (ditën e premte)
Gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell, ndërsa bora që ka reshur gjatë dy ditëve të vikendit do të ndalet. Kështu ka njoftuar sot Instituti hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) në komunikatën lëshuar të dielën (sot).
Sipas Institutit, sot pasdite pritet që të ketë reshje bore të intensitetit mesatar të cilat edhe nesër mund të rishfaqen nëpër disa territore të caktuara, mirëpo gjatë gjithë pesë ditëve tjera të javës nuk parashikohet të ketë reshje të asnjë trajte.
“Temperaturat minimale do të zbresin deri -7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të ngjiten deri në 7 gradë Celsius ( ditën e premte). Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlerat e normales duke krijuar kushte edhe për mjegull. Mëngjeset do të jenë me ngrica të cilat do ta vështirësojnë zhvillimin normal të komunikacionit”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, theksohet se do të fryjë erë nga verilindja deri ditën e enjte, ku më tej era do ta ndërrojë kahun në drejtim të jugperëndimit shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 7m/s.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













