Kosova
Për prodhuesit vendorë, vendimi për lirimin nga taksat doganore ka hyrë në fuqi
Nga fillimi i këtij muaji, të gjithë prodhuesit vendorë lirohen nga pagesa e taksës doganore dhe TVSH-së “për lëndën e parë gjysmë produktet” si dhe “produktet që i fusin në funksion të prodhimit”
Që nga 1 janari i këtij kanë nisur të zbatohen dy vendimet e Qeverisë së Kosovës për lirimet nga taksat doganore për lëndë të para për prodhuesit vendorë. Vendimi kryesor parasheh që të gjithë prodhuesit të lirohen nga pagesa e taksës doganore dhe TVSH-së, “për lëndën e parë gjysmë produktet”, si dhe “produktet që i fusin në funksion të prodhimit”.
Kështu kanë thënë përfaqësues nga dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).
Nait Sharku nga ATK-ja, ka thënë se këto dy vendime e obligojnë Administratën Tatimore dhe Doganën të bëjnë të gjitha përgatitjet që nga 1 janari këto vendime të hyjnë në fuqi.
“Siç jeni të njoftuar Qeveria e Kosovës, në vazhdën e përkrahjes së biznesit ka marrë dy vendime në fund të vitit 2017-të. Vendimi 13-14/7, që ka të bëjë me lirim për lëndë e parë dhe pajisjet e teknologjisë informative nga dogana dhe akciza. Këto dy vendime e obligojnë Administratën Tatimore dhe Doganën të bëjnë të gjitha përgatitjet që nga 1 janari këto vendime të hyjnë në fuqi“, tha Sharku.
Ai për kosovapres ka shtuar se këto vendime stimulojnë prodhuesit vendorë.
Sipas tij, në të kaluarën prodhuesit kanë paguar 10 për qind doganë dhe pjesën e akcizës, varësisht nga produkti që ata e kanë importuar apo varësisht nga lënda e parë që e kanë përdorur.
Edhe Dogana e Kosovës, sipas zëdhënësit Adriatik Stavilecit, ka filluar me zbatimin e dy vendimeve të cilat i ka lëshuar zyra e kryeministrit, respektivisht kryeministri.
“Këto dy vendime janë në favor të biznesit, respektivisht të prodhuesve vendorë, pasi iu ofrojnë një gamë të gjerë të lehtësive që produktet e tyre t’i plasojnë sa më lehtë dhe me kosto sa më të ulët. Vendimi kryesor parasheh që të gjithë prodhuesit të lirohen nga pagesa e taksës doganore dhe TVSH-së, për lëndën e parë gjysmë-produktet, produktet të tjera të cilat ata i fusin në funksion të prodhimit të tyre. Për këtë arsye por si procedurë duhet fillimisht të merret një autorizim në ATK, që kompania e caktuar është prodhues. Po normalisht ky autorizim e liron nga taksa e TVSH-së , respektivisht e bënë shtyrjen e TVSH-së dhe derisa mund të aplikohet përsëri për shtyrjen e taksës doganore”, tha Stavileci.
Stavileci tha se deri tani kanë përfituar 140 kompani prodhuese e që ky numër pritet të rritet në të ardhmen.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










