Shqipëria
Shitet Rafineria e Fierit, mbetet peng ajo e Ballshit
Rafineria e Fierit është blerë nga disa afaristë që merren me shitjen e karburanteve, ndërsa për shkak të borxhit 300 milionësh ka mbetur pezull Rafineria e Ballshit
Një grup operatorësh që merren me tregun e karburanteve në Shqipëri e kanë blerë rafinerinë ARMO të Fierit, që konsiderohet si e vetmja që mund të dalë me fitim për shkak se prodhon bitum, një material shumë i kërkuar në ndërtim. Por kjo shitje nuk ndryshon asgjë te borxhet që ARMO-s e cila i ka shtetit shqiptar.
Në kulmin e krizës që ka shkaktuar mbyllja e ARMO-s, një nga dy rafineritë e saj, ajo e Fierit është shitur në ankand përmbarimor për llogari të një banke private. Sipas dokumenteve të ankandit, rafineria është blerë për 5 milionë dollarë nga kompania AL Global, ku bëjnë pjesë disa nga grupet më të mëdha të tregut të karburanteve si Kastrati apo Europetrol.
Rafineria e Fierit është më e vogla nga dy rafineritë e ARMO-s. Rafineria e Fierit nuk prodhon karburant, por vetëm bitum, një material shumë i kërkuar në sektorin e ndërtimit. Blerësit e rinj i thanë Top Channel se brenda muajit tjetër Rafineria e Fierit do të vihet në punë me kapacitet të plotë, me fuqi maksimale punëtore për të prodhuar bitum, kryesisht për eksport.
Ndonëse është një pjesë e vogël e ARMO-s, rafineria e Fierit ishte lënë peng nga Rezart Taçi (një afarist shqiptaro-italian) te një bankë private për 20 milionë euro. Prej 2 vjetësh banka e sekuestroi, në përpjekje për ta shitur.
“Në fillim të vitit 2016 rafineria u nxor disa herë në shitje për llogari të bankës, por nuk pati asnjë ofertë, edhe pse çmimi u ul nga 20 milionë euro në 5 milionë euro. Pas dy dështimeve, banka pranoi që rafinerinë t’ia japë me qera kompanisë TPD Drilling, e lidhur me biznesmenin Besnik Sula, e cila e shfrytëzoi atë për disa muaj”, transmeton TCH.
Por, në tetor të 2016-ës, i njëjti grup përmes kompanisë IRTC arriti të marrë në shfrytëzim rafinerinë e madhe të ARMO-s, atë të Ballshit, në një marrëveshje të bekuar edhe nga qeveria. Mirëpo në këtë moment rafineria e vogël e bitumit në Fier u mbyll.
“Në llogaritë mes ARMO-s dhe shtetit shqiptar, shitja e rafinerisë së Fierit nuk ndryshon asgjë sepse ajo ishte pronë e bankës. Borxhet qindra milionë euro, që ARMO ka krijuar në shtet, që nga privatizimi i saj, i përkasin rafinerisë së Ballshit dhe i mbeten po kësaj rafinerie si edhe kompanive që e kanë shfrytëzuar, duke filluar nga Rezart Taci, më pas azerët e së fundmi Besnik Sulaj”, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Në 10 vitet e fundit, këto borxhe duke përfshirë edhe gjobat llogariten në rreth 300 milionë euro.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026









