Kosova
Vazhdojnë kërkimet për 88-vjeçarin që u hodh nga ura në Gjakovë
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e komunës së Gjakovës ka njoftuar se aktivitetet në kërkimin e trupit të personit të vetëhedhur nga ura mbi lumin Erenik janë duke vazhduar në mënyrë intensive, përcjell albinfo.ch.
Sipas një njoftimi të komunës së Gjakovës, përkundër kërkimeve të pandërprera dyjavore të realizuara nga ekipet e specializuara të zhytësve të FSK-së, të ndihmuar edhe nga Shërbimi Zjarrfikës i Gjakovës, ato deri më tani kanë rezultuar të pasuksesshme.
“Pas një analize detale të veprimeve dhe operacioneve të deritanishme në këtë drejtim, Komuna e Gjakovës në koordinim me Komandën e Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, morën qëndrim që ato të mos ndërprehen dhe të vazhdohet me kërkimin e trupit të viktimës së supozuar edhe në ditët në vijim”, thuhet në njoftim të komunës së Gjakovës.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










