Kosova
Asbesti po shkakton kancerin në Kosovë
Avokati i Popullit të Kosovës, në pajtim me kompetencat dhe përgjegjësitë ligjore, ka filluar hetimet Ex Officio (sipas detyrës zyrtare), lidhur me ndotjen e mjedisit nga materialet dhe mbeturinat e patrajtuara me përbërje të asbestit, përcjell albinfo.ch.
Sipas Avokatit, depërtimi i lehtë i fibrave të asbestit në organizimin e njeriut nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes dhe kontaminimi që këto fibra krijojnë në organizimin e njeriut, duke shkaktuar një varg sëmundjesh kancerogjene dhe të organeve të frymëmarrjes, e bën jashtëzakonisht shqetësues rrezikun e vazhdueshëm për shëndetin dhe jetën e njeriut nga materialet me përbërje asbesti.
Standardet ndërkombëtare, ashtu si edhe Ligji Nr. 04/L-060 për Mbeturina, dhe Udhëzimi Administrativ Nr. 22/2015, për Menaxhimin e Mbeturinave që Përmbajnë Asbest, me qëllim të parandalimit të lirimit të fibrave të asbestit, në ajër dhe ujë, përcaktojnë masa, teknika dhe standarde për trajtimin dhe deponimin e produkteve me asbest.
“Megjithatë, pavarësisht ndikimit në mjedis, në tërë territorin e vendit mund të vërehen mbeturina të asbestit, të pa trajtuara dhe të paambalazhuara. Për më tepër vërehet edhe mungesa e informimit të publikut lidhur me rrezikun e këtij produkti, si dhe mënyrat e trajtimit të mbeturinave nga asbesti, si obligim pozitiv i shtetit dhe parim themelor për rspektimin e së drejtës për mjedis të sigurtë dhe të shëndetshëm”, thuhet në një komunikatë të Avokatit të Popullit.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












