Kosova
Haradinaj nuk pendohet që i tha palaço ambasadorit amerikan
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, është shprehur se nuk ka gabuar kur ambasadorin amerikan Greg Delawie e quajti palaço.
“Po, (e quajta palaço) sepse ashtu u soll. Si palaço është sjellur dhe ashtu i kam thënë. Nuk është në kodin diplomatik, që të jesh diplomat dhe të sillesh si të jesh çoban, ti tregosh një populli çka duhet të bëjë. Nuk po jep shenja që po e ndihmon Kosovën. Ai e akuzoi UÇK-në se ka bërë krime. Në këtë mënyrë ai e ka akuzuar edhe Amerikën edhe NATO-n. Shteti mik duhet të qëndrojë si mik. Nuk duhet t’i thyejë rregullat demokratike”, ka thënë ai në “Klan Kosova”.
Ai mbetet i prerë në qëndrimet e tij, përkundër reagimeve të shumta. “Ne do t’i qëndrojmë besnik kushtetutës tonë. Presioni i tij mbi deputetët është thyerje e kodit diplomatik. Delaëie dhe të gjithë miqtë tanë mund të na japin këshilla, por nuk mund të na bëjnë presion. Ne nuk kemi nevojë të jemi robër dhe pakurrizorë. Greg Delawie është fotografia më e keqe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk i kërkoj falje aspak për këto deklarata. Kur ai të kërkojë falje që e ka dhunuar parlamentin, unë do t’i kërkoj falje atij. Kush është ai që t’i kërkoj falje unë? Nuk kam përse t’i kërkoj falje unë”, theksoi Haradinaj, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kanë reaguar për deklaratat e tij, duke thënë se ishin të panevojshme, dhe nuk është dashur të ndodhin.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











