Kosova
Krahun e Molliqajt e bashkon kërkesa kundër Kurtit kryetar
Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka thënë se grupi i të dorëhequrve nga kjo parti bashkohet vetëm rreth kërkesës së ish-sekretarit organizativ të partisë, Dardan Molliqaj, që deputeti Albin Kurti të mos kandidojë për kryetar të VV-së.
“Dorëheqjet janë boshe, s’kanë bazë. Fillimisht ishin se ‘ne mendojmë ndryshe dhe kemi ide ndryshe’. Mendonim se do të kishim garë, por nga dorëheqjet e tyre, që ishin të orkestruara dhe planifikuara, nuk u pa asgjë. Nëse marrim secilën dorëheqje shohim se as nuk ka unifikim të këtij grupi. E vetmja gjë që i bashkon është kërkesa e Molliqajt kundër Kurtit kryetar”, ka thënë ajo në Interaktiv të KTV-së, përcjell albinfo.ch.
Pacolli ka thënë se në mbledhjen e fundit të partisë me grupin parlamentar të VV-së është kuptuar se kërkesa e grupit të deputetëve të dorëhequr së fundmi nuk ka ndërruar.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












