Kosova
Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas takimit nuk ka dashur të flasë për media, ndërsa brenda ka thënë se do të thërrasë një mbledhje qysh në fillim të javës së ardhshme
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas takimit nuk ka dashur të flasë për media, ndërsa brenda ka thënë se do të thërrasë një mbledhje qysh në fillim të javës së ardhshme, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdulla Hoti, ka kritikuar koalicionin qeverisës, duke thënë se edhe pse u vonua për një orë mbledhja e kryesisë nuk është mbajtur.
“Është më se e qartë se ky koalicion nuk ka funksionim normal. Vetë e thirrën mbledhjen e kryesisë, e vetë e shtynë. Kjo është fatkeqësi për vendin sepse po presin shumë çështje të rëndësishme. Ne do t’i ndërmarrim të gjitha veprimet ligjore e kushtetuese që të ketë funksionim normal të Kuvendit”, ka thënë Hoti.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










