Kosova
Policë civilë afër semaforëve nëpër Prishtinë
Shoferët që nuk i respektojnë rregullat e komunikacionit, më gjegjësisht dritën e kuqe, është dënimi 150 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i automjetit
Policia e Kosovës në ditët e fundit ka qenë shumë aktive, duke ‘shqiptuar shumë dënime.
Vetëm në kuadër të një operacioni të ri të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor në Prishtinë për ngasësit që nuk i respektojnë rregullat e trafikut në semaforë, janë shqiptar 35 dënime, raporton ‘Kallxo.com’.
Togeri policor Qamil Behrami tregoi se për t’i disiplinuar ngasësit, Policia tashmë ka angazhuar edhe policë civilë të cilët kujdestarojnë nëpër vendet ku janë të vendosur semaforët në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.
Nuk mungojnë masat ndaj atyre që nuk u pritet derisa të ndizet drita e gjelbër për ta vazhduar rrugën.
Behrami tha se ky plan do të vazhdojë tërë muajin, ndërsa theksoi se janë të obliguar të ndërmarrin masa ndaj atyre që nuk respektojnë rregullat e trafikut.
I gjithë ky operacion, është realizuar për të parandaluar numrin e madh të aksidenteve.
Shoferët që nuk i respektojnë rregullat e komunikacionit, më gjegjësisht dritën e kuqe, është dënimi 150 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i automjetit.
Plani i policisë ishte i shpërndarë në disa pika në kryeqytetin e Kosovës. Aksioni duket se ka qenë shumë i suksesshëm.
“Në kuadër të zbatimit të planit operativ deri më tani anë shqiptuar 35 tiketa nga policët, prej tyre 10 patentë shoferë janë konfiskuar për dritë të kuqe, kurse 4 automjete janë gjetur pa regjistrim ku janë konfiskuar targat e automjetit”, tha Togeri Behrami.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










