CH-Ballkani
The Economist: Kosova, vend i zymtë dhe pa perspektivë për të rinjtë
Ndonëse u bënë 18 vjet që ka përfunduar lufta e fundit në Kosovës dhe një dekade që kur vendi e shpalli pavarësisë vazhdojmë të përmendemi si katastrofë ekonomike. “The Economist” thotë se ëndrra e të rinjve është migrimi
Kanë kaluar gati dy dekada që nga përfundimi i luftës dhe 10 vjet nga shpallja e pavarësisë, por se Republika e Kosovës ka ngecur në zhvillimin ekonomik dhe ndërtimin e klimës për investime të huaja. “The Economist” në një artikull thotë së zyrtarët e Kosovës po fajësojnë Serbinë që ekonomia e vendit ka ngecur ngase po pengohen investimet.
“Zyrtarët e Kosovës thonë se ekonomia e vendit të tyre po çalon nga mosmarrëveshjet me Serbinë, e cila refuzon të pranojë pavarësinë e saj dhe kërcënon veprimin ligjor kundër firmave të mëdha të huaja që dëshirojnë të investojnë në të”, shkuan “The Economist” , transmeton lajmi.net.
Sido qoftë aty mes tjerash përmendet edhe pengesa që Rusia ka ndaj Kosovës të mos bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe ritheksohet se pesë anëtarë të BE nuk e njohin pavarësisë e vendit.
Duke lënë anash krizën dhe papunësinë “ The Economist” përmend edhe disa gjera të vogla që i japin jetë këtij vendi “me pamje të zymtë”, por nuk lë pa përendur vështirësitë që përballen bizneset dhe mosofrimi i ndihmës nga ana institucionale.
Aty përmendet edhe arsimi, thuhet se sistemi i arsimit në Kosovë është i vjetruar dhe qeveria nuk ka ndonjë planifikim për të modernizuar atë. Nuk ngelet pa e përmendur edhe rritja ekonomike prej 3.5 për qind e ndihma nga diaspora që janë shpëtim për vendin.
Madje, nuk harrohet as ëndrra e të rinjve që të largohen nga vendi në kërkim të një jete më të mirë.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










