Kosova
Kosova shpenzon miliona euro për qiranë e konsullatave dhe ambasadave
Rreth 5.6 milionë euro në vit paguhet qiraja për objekte ku janë të vendosur konsullatat e ambasadat e Kosovës, nëpër vende të ndryshme të botës.
Kurse rreth 1.4 milionë euro qeveria shpenzon për qiranë e objekteve të institucioneve në vend.
Ministri i Administratës Publike (MAP), Mahir Yagcilar, është shprehur për “Ekonomia Online” se, buxheti të shtetit qiraja e objekteve i kushton rreth 7 milionë euro, prej këtij buxheti 80% shpenzohet për qiranë e konsullatave e ambasadave, përcjell albinfo.ch.
Ministri thotë se janë të përkushtuar në ndërtimin e objekteve të reja ku do të vendoseshin institucionet publike, por që nuk ka dhënë ndonjë afat se kur mund të ndodh kjo e as sa objekte planifikohen të ndërtohet.
Shoqëria civile vazhdimisht ka kritikuar shpenzimin e parasë publike për qira të objekteve me arsyetimin se vendosja e institucioneve nëpër objekte private, ndodh edhe për shkak të interesave të caktuara, ngase me mjete e paguar do të ndërtoheshin objekte të reja.
Institucionet vazhdimisht kanë premtuar se do të gjendet një zgjidhje për institucionet publike që veprojnë në objekte private, që mos të shpenzohet buxheti për qira.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital









