Kosova
Rita Ora në Prishtinë për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli, i ka ofruar aeroplanin e tij privat këngëtares së njohur shqiptare
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora do të performojë në Prishtinë për Festën e 10 vjetorit të Pavarësisë.
Lajmin e ka bërë të ditur për emisionin “Express” të KTV-së, Adil Behramaj, pjesë e Këshillit Organizativ për Festën e Pavarësisë, përcjell albinfo.ch.
“Po, tashmë e kemi konfirmimin që Rita Ora vjen dhe jemi duke u koordinuar me ekipin e saj për koncertin që do ta mbajë në mbrëmjen e 17 shkurtit”. ka deklaruar Behramaj për “Express” në KTV.
Vendi i koncertit ende nuk është bërë i ditur. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli, i ka ofruar aeroplanin e tij privat, derisa ende nuk është bërë e ditur nëse Rita e ka pranuar ofertën e tij.
Gjithashtu është bërë e ditur se ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Graiçevci është në kontakt të vazhdueshëm me familjen Ora.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










