Kosova
Edhe Oda Ekonomike e Kosovës e shqetësuar që bizneset nuk pajisen me viza
Oda Ekonomike e Kosovës shpreh shqetësimin për ankesat e komunitetit të biznesit vendor lidhur me procedurat burokratike dhe nënçmuese që po hasin gjatë aplikimit për vizën Shengen.
“Nëse një biznes kosovar aplikon për vizë, në rend të parë duhet të presë dy, tre apo katër muaj për termin dhe pas caktimit të terminit duhet mbledhur një mori dokumentesh të cilat e kanë koston e vet edhe në aspektin kohor edhe financiar dhe mbi të gjitha kërkohet të zbulohet edhe fshehtësia më e madhe e gjendjes financiare të kompanisë”, thekson OEK, përcjell albinfo.ch.
OEK përkujton se për një aplikim nevojiten shumë dokumente dhe askush nuk garanton nëse do të pajiset me vizë.
Oda Ekonomike e Kosovës iu bën thirrje ambasadave evropiane në Kosovë që të tregojnë fleksibilitet, profesionalizëm dhe të jenë mbështetës të zhvillimit ekonomik të Kosovës duke fuqizuar sektorin privat në partneritet të përhershëm me kompanitë nga Bashkimi Evropian.
“Bizneset vendore nuk e meritojnë një getoizëm të tillë kur dihet që janë bartës të stabilitetit politik, social, integrues dhe mbi të gjitha janë ata që përmirësojnë imazhin e Kosovës përmes ndërmarrësisë dhe aktiviteteve të tyre”, përfundon komunikata.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital









