Kosova

Haradinaj e pranon: Kam marr pasaportën e Shqipërisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot është pritur nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Megjithatë, ky nuk ka qenë qëllimi i vetëm i vizitës së Haradinajt në Tiranë, shkruan albinfo.ch.

Ai është pajisur me pasaportë shqiptare, derisa lajmin e ka konfirmuar edhe vetë kryeministri i Kosovës në rrjetet sociale.

“Vitin e kaluar, gjatë periudhës së qëndrimit tim në Strasburg, me dekret të posaçëm nga ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, me është dhënë shtetësia shqiptare, mua dhe bashkëshortes sime, Anitës. E falënderoj shtetin shqiptar dhe e kam për nder të jashtëzakonshëm, që sot u pajisa me pasaportën e Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar Haradinaj.

Kujtojmë që Ambasada e Amerikës ende nuk ia ka lëshuar vizën për një vizitë në SHBA.

Kosova vazhdon të jetë i izoluar, duke qenë njëri nga problemet kryesore të qytetarëve.