Kosova
Emisarët shprehin brengosjen e Berlinit dhe Parisit për specialen
Presioni ndërkombëtar ndaj liderëve të Kosovës vazhdon të rritet për të mos e zhbërë ligjin për Gjykatën Speciale.
Dy zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe Francës kanë vazhduar takimet mbrëmë dhe sot me përfaqësues të partive politike. Ky delegacion është pritur edhe nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Në njoftimin e LDK-së thuhet se dy emisarët shprehën brengosjen e thellë të Berlinit dhe Parisit për këtë mundësi.
Ndërsa, Avdullah Hoti e ka thënë se tendenca për shfuqizimin e Ligjit për Specialen dëmton subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.
“Hoti i siguroi emisarët se Lidhja Demokratike e Kosovës e sheh jetike për vendin ruajtjen e raporteve dhe të miqësisë me shtetet mike. LDK-ja në asnjë rast nuk do të jetë pjesë e veprimeve të pamatura dhe nuk do të lejojë që fati i qytetarëve dhe i vendit tonë të futet në rrugë të paqarta”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










