Kosova
Edhe kryetari i Kamenicës jep dorëheqje nga funksionet në LVV
Kastrati ka thënë se është i zhgënjyer me situatën e krijuar dhe shpreson se veprimi i tij ta kthejë vëmendjen te nevoja urgjente për zgjidhjen këtij problemi
Listës së të dërhequruve në Lëvizja Vetëvendosje i ësht bashkuar sot edhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati i cili ka thënë se kjo parti po kalon nëpër një periudhë të vështirë. Kastrati ka thënë se është i zhgënjyer me situatën e krijuar dhe shpreson se veprimi i tij ta kthejë vëmendjen te nevoja urgjente për zgjidhjen këtij problemi.
“Atmosfera që mbizotëron midis nesh është e papranueshme sepse nuk i ngjan aspak ambientit të Lëvizjes që ne e njohim. Sharjet e fyerjet midis nesh nuk i kontribuojnë zgjidhjes së problemit. Prandaj, ato duhet ndaluar sa më parë. Kush i gëzohet dorëheqjes se aktivistëve, nuk i kontribuon Lëvizjes dhe askujt brenda Lëvizjes, pavarësisht qëndrimeve që mund të kesh mbi arsyet e tyre. Së paku, ata po dorëhiqen dhe dorëheqja meriton respekt. Kontributin e tyre nuk mund ta marrë era nëse ke pasur mospajtime vitin e fundit”, ka shkruar Kasrati.
Dorëheqje sot nga kjo parti kanë dhënë edhe Vlorian Molliqaj vëllai i Dardan Molliqajt dhe Delegati i Këshillit të Përgjithshëm në Gjermani, Kujtim Robelli. Për dorhëqjet ka folur edhe Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili tha se nuk është normale ajo çka po ndodh n këtë parti. Sipas tij, të dorëhequrit mbesin ende anëtarë të partisë, pavarësisht largimit nga pozitat.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











