Kosova
Dorëhiqet edhe Faton Topalli
“Po jap dorëheqje nga të gjitha pozitat që kam në Lëvizje prej Anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm e deri tek Drejtuesi i Komitetit për Mbrojtje Sociale, respektivisht politika sociale. Pra, le ta mbajnë pushtetin ata që e duan”
Në vazhdhën e një numri dorëheqjesh që ndodhën ditëve të fundit nga Lëvizja Vetëvendosje, edhe deputeti Faton Topalli është larguar nga të gjitha pozitat brenda LVV-së. Ai në letrën e dërguar tek anëtarët e Kryesisë së kësaj Lëvizjeje, ka përmendur shqetësimet e tij për subjektin të cilit i përket.
“Po jap dorëheqje nga të gjitha pozitat që kam në Lëvizje prej Anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm e deri tek Drejtuesi i Komitetit për Mbrojtje Sociale, respektivisht politika sociale. Pra, le ta mbajnë pushtetin ata që e duan”, ka shkruar Topalli.
Topalli në letër thotë se edhe zhvillimet e fundit në këtë subjekt kanë ndikuar në humbjen e tij në garën për kreun e Ferizajt.
Faton Topalli, parfa se të fillonte angazhimin e tij në Lëvizjen Vetëvendosje, për rreth 30 vite ka jetuar në Zvicër, ku është njihet si aktivist i shquar në komunitetin e këtushëm shqiptar dhe njëherësh si ekspert i punëve sociale.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











