Kosova
Kulla e Jasharajve rrezikohet nga shembja
Kulla e Jasharëve në Prekaz ka filluar të shembet, për shkak të mungesës së kujdesit nga shteti. Vizitorët thonë se shteti duhet të investojë më shumë në këtë kompleks, raporton televizioni publik i Kosovës.
Ndërsa ciceroni i Kompleksit bën të ditur se projekti për Kullën e Jasharëve është gati, porse Qeveria duhet t’i ndajë mjetet financiare për rinovim, përcjell albinfo.ch.
Kullën dhe shtëpitë e Jasharëve në Prekaz, sikurse shumë memoriale dhe komplekse të varrezave të dëshmorëve, shteti i ka lënë krejtësisht në harresë dhe për mungesë të përkujdesjes ato tani kanë filluar të shkatërrohen, madje edhe të shemben.
Vizitorët nga të gjitha anët e vendit dhe nga trojet shqiptare, thonë se shteti duhet të investojë më shumë në këtë kompleks sepse nëse lihet kështu rrezikohet te humbet edhe kjo histori .
Në Kosovë janë 109 asete të trashëgimisë kulturore të cilat janë në rrezik të lartë. Ky rezultat del nga hulumtimi në terren i Fondacionit kosovar “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital









