Kosova
Hiqen taksat për importet e produkteve energjetike dhe lëndët e para
Ndryshimet tatimore që parashikojnë mbështetje të të gjithë prodhuesve vendorë kanë hyrë në fuqi në fillim të këtij viti në Kosovë. Vendimet e miratuara nga Parlamenti i Kosovës më 22 dhjetor të vitit të kaluar janë përfshirë në buxhetin e vitit 2018.
Sipas deklaratës së Ministrisë së Financave, bazuar në dy vendimet, hiqen akcizat për importet e të gjitha burimeve të energjisë, si dhe detyrimet doganore për importimin e lëndëve të para, produktet gjysmë të përpunuara që përdoren në aktivitetet prodhuese, makineritë dhe pajisjet e teknologjisë informative për të gjithë prodhuesit, raportojnë mediat në Prishtinë.
Sipas Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, këto ndryshime do të kenë një ndikim pozitiv në sektorin privat dhe do të rrisin konkurrencën e prodhuesve në rajon, përcjell albinfo.ch.
Nga të dhënat e Zyrës statistikore të muajit të kaluar, hendeku tregtar i Kosovës u zgjerua me 11.5% nga viti në vit në 230 milionë euro, ku në nëntor eksportet shënuan rënie dhe importet, nga ana tjetër, u rritën me 11%. Produktet nëntokësore, makineritë, metalet bazë, mjetet e transportit, ushqimi, pijet dhe duhani ishin artikujt kryesorë të importit të Kosovës në nëntor.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













