Kosova
A i refuzoi SHBA vizën Haradinajt?
Lajmi.net merr vesh se kryeministrit Haradinaj dhe bashkëshortes së tij i është refuzuar viza amerikane.
Mediet e Prishtinës sonte kanë raportuar për një refuzim që thuhet se SHBA i ka bërë kërkesës për vizë të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Lajmin e ka dhënë portali Lajmi.net.
Raportet e tendosura me Ambasadën Amerikane që lidhen me tentimin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, si dhe këmbëngulja në dështimin e marrëveshjes së demarkacionit, duket se kryeministrit Ramush Haradinaj po i hakmerren nga Uashingtoni zyrtar. Lajmi.net merr vesh se kryeministrit Haradinaj dhe bashkëshortes së tij i është refuzuar viza amerikane.
Këto burime thonë se Haradinaj e ka marrë “negativ” kërkesën që në fillim të muajit shkurt të udhëtojë për në SHBA. “Kryeministri dhe bashkëshortja e tij do të merrnin pjesë në Mëngjesin e Lutjeve që çdo 4 shkurt mbahet në Uashington, megjithatë çuditërisht viza i është refuzuar”, ka thënë një burim i lajmi.net.
Përveç pjesëmarrjes në Lutjet e Mëngjesit, Haradinaj do të vizitonte edhe shtetin amerikan të Iowa-s, me të cilin Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyeshme, sidomos në fushën e sigurisë.Ftesat për Lutjet e Mëngjesit i bën Komiteti Pritës i Kongresit amerikan. Lutjet fillojnë në orën 7 e 30 të mëngjesit.
Lajmi.net ka provuar të flas me shefin e kabinetit të Haradinajt, Avni Arifin, si dhe drejtorin e Zyrës për media në kryeministri, Halil Matoshin, mirëpo kontakti me ta ka qenë i pamundur.
Çdo vit, presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe anëtarë të Kongresit iu bashkohen zyrtarëve të tjerë të qeverisë, udhëheqësve nga anë e mbanë Shtetet e Bashkuara, komunitetit diplomatik, dhe miqve si ju nga më shumë se 130 vende të botës për t’i ndarë përvojat në frymën e miqësisë nëpërmjet lutjes dhe falënderimit.
Vitin e kaluar, pikërisht në këtë kohë, bashkëshortja e Haradinajt, Anita, kishte bërë të ditur se kishin marrë vizat për SHBA, megjithatë kryeministrit aso kohe mbahej në Francë sipas një fletarresti të lëshuar nga Serbia.
Në Lutjet e Mëngjesit vitin e kaluar ka marrë pjesë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Në këtë ceremoni, Veseli ishte takuar edhe me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.Po ashtu, viteve të kaluara në këtë ceremoni kanë shkuar edhe deputetë dhe zyrtarë tjerë shtetërorë të Kosovës, duke mos iu refuzuar askujt viza.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










