Kosova
Mashtrohen mërgimtarët të cilët deshën të bënin mirë
Ata u takuan me një person për ta blerë një ari e gjysmë tokë prej tij e i cili doli se nuk ishte pronar. Për këtë ata paguan 3 mijë euro
Disa donatorë që erdhën nga Gjermania për të ndërtuar një shtëpi për një familje skamnore në Kosovë , u mashtruan nga një person që u shiti tokë pa qenë pronar i saj. Këta mërgimtarë kishin qëllim për të blerë tokë dhe për të ndërtuar një shtëpi për familjen Arifi nga Obiliqi, por Bekim Idrizi me disa donatorë të tjerë u mashtruan nga “pronari” i tokës ku do të ndërtohej kjo shtëpi.
Idrizi ka thënë se ata e kanë parë këtë familje në televizion dhe thotë se vendosi që të vijë në Kosovë për t`ua ndërtuar një shtëpi së bashku me disa kolegë të tij. Ata u takuan me një person për ta blerë një ari e gjysmë tokë prej tij e i cili doli se nuk ishte pronar. Për këtë ata paguan 3 mijë euro.
Ai thotë se e kuptuan se u mashtruan kur shkuan për të parë vendin ku do të ndërtohej shtëpia. Personi që morri paratë e tokës ka kërcënuar edhe familjen Arifi nga Obiliqi.
Mërgimtari Idrizi kërkon që organet e rendit që ta ndriçojnë këtë rast nga se thotë se kjo familje nuk e meriton të mbetet pa shtëpi. Policia ndërkaq ka thënë për portalin kallxo se e kanë identifikuar personin që mashtroi por ai ende mbetet në arrati.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












