Kosova
Vetura e policisë përplaset në shtyllë
Një aksident komunikacioni ka ndodhur gjatë paradites në Gjilan, gjegjësisht në lokacionin te Agmia Center.
Sipas fotografive të siguruara nga gazeta Insajderi shihet se një veturë e policisë është përplasur me një shtyllë, përcjell albinfo.ch.
Me këtë rast janë lënduar tre policë, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore, por lëndimet nuk kanë qenë të rënda.
Policia ka konfirmuar aksidentin, por ende nuk janë bërë të ditura shkaqet. Hetimi po vazhdon.
Ndërkohë, vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 59 aksidente.
Sipas raportit, 28 aksidente janë me të lënduar, ndërsa 31 aksidente me dëme materiale.
Policia e Kosovës, vazhdimisht ka bërë apel që pjesëmarrësit në trafik të kenë kujdes në vozitje dhe ti përshtaten rregullave dhe shpejtësisë në komunikacion.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













