Një qytetar i Shqipërisë është ekstraduar nga Britania e Madhe, pasi më 4 qershor të vitit 2013 dyshohet se ka vrarë motrën e tij në Prizren.
Vrasja e rëndë kishte ndodhur në rrugën “Qazim Berisha”, afër rrethit të Bazhdarhanes me ç’rast S.K. dyshohet se e kishte vrarë motrën e tij dhe kishte arritur të ikte në drejtim të panjohur, raportojnë mediat shqiptare.
Hetuesit rajonal nuk i kishin pushuar hetimet lidhur me rastin dhe së fundmi kanë arritur që të sigurojnë informacione për të dyshuarin i cili po fshihej në Britani të Madhe, përcjell albinfo.ch.
Të dyshuarit S. K. pas intervistës në prani të avokatit mbrojtës, nga prokurori i shtetit i është lëshuar vendimi për ndalim për 48 orë.