Shkurt.ch
Presidenti i ri, Berset flet me besim për të ardhmen e Zvicrës
"Mund të shikojmë me besim dhe optimizëm në drejtim të vitit që po vjen, falë faktit se Zvicra është stabile dhe e sigurt", ka thënë ai në fjalimin e tij të Vitit të Ri
Alain Berset, ministri i cili me fillimin e vitit 2018 ka marrë në dorë edhe postin e Presidentit të konfederatës mbi bazë të rotacionit, i është drejtuar kombit me fjalimin tradicional të Vitit të Ri. Ai, në këtë fjalim ka thënë se duhet të jemi mirënjohës për faktin se jetojmë në Zvicër. Mund të shikojmë me besim dhe optimizëm në drejtim të vitit që po vjen, falë faktit se Zvicra është stabile dhe e sigurt, ka thënë ai.
Ndonëse vazhdon të ketë çështje të hapura, në demokracinë e drejtpërdrejtë gjithmonë ekziston edhe mundësia që këto çështje të marrin përgjigjet. “Nuk ka arsye të fshehim atë që ekziston”, ka thënë ai duke iu referuar një shprehjeje specifike zvicerane.
Mundësia për të marrë pjesë në marrjen e vendeimeve është një privilegj i madh dhe nënkupton po ashtu edhe përplasjen e vlerave dhe interesave të ndryshme. “Por vendi ynë funksionin shumë mirë, për faktin se ne ua pranojmë të tjerëve që edhe ata t`ia duan më të mirën vendit tonë.
E-Diaspora
-
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie Njëri prej rasteve po hetohet edhe si tentativë vrasjeje, pasi në shtëpinë e përfshirë nga zjarri... -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara -
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












