Kosova
Kosova edhe këtë vit më shumë importoi se sa eksportoi
Të hyrat nga mallrat e sjella në Kosovë, janë 3.4 miliardë euro derisa ato të shitura jashtë vendit kapin vlerën e 434 miliona eurove
Importi i duhanit, naftës dhe mjeteve motorike ka bërë që Dogana e Kosovës të ketë rritje të të hyrave nga importi prej 8 për qind për dallim nga viti i kaluar. 330 milionë ka inkasuar shteti nga duhani, 160 milionë nga nafta dhe 85 milionë nga mjetet motorike.
Drejtori i Doganës, Bahri Berisha, në konferencëne fudnvitit ka thënë se këtë vit në total të hyrat janë mbi 1 miliard e 100 milionë euro apo 65 milionë euro më shumë se sa vitin e kaluar.
Edhe këtë vit Kosova vazhdon të importojë më shumë se sa të eksportojë ku të hyrat nga mallrat e sjella në Kosovë, janë 3.4 miliardë euro derisa ato të shitura jashtë vendit kapin vlerën e 434 miliona eurove, që megjithatë sipas Berishës është rritje prej 8 për qind, e në të cilën kanë ndikuar lehtësirat që kanë përfituar bizneset e vendit nga MSA-ja.
Këtë vit ka pasur 200 ankesa më pak se sa vitin e kaluar.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












