Maqedonia
Taravari kërkon më shumë korrektësi ndaj mërgimtarëve
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, iu ka drejtuar me një shkresë zyrtare komandantit të Stacionit policor të Gostivarit, Gazi Abdurrahmani që të tregohet me korrekt dhe më tolerant ndaj mërgimtarëve, të cilët qëndrojnë në vendlindje gjatë festave të fundvitit, përcjell albinfo.ch.
“I nderuar komandant i Stacionit Policor të Gostivarit, Gazi Abdurrahmani, jam përpjekur disa herë t’ju kontaktoj, por ka qenë e pamundur. Nuk dua të besoj kurrsesi që më jeni shmangur ose keni bërë obstruksione, pasi jam i prirë të besoj në dedikimin tuaj ndaj detyrës së dhënë. Nga pozita e kryetarit të Komunës së Gostivarit dhe si qytetar i këtij qyteti, ju kërkoj që i gjithë efektivi juaj të jetë sa më korrekt në detyrë sidomos ndaj mërgimtarëve të cilët kanë ardhur në Gostivar”, thuhet në shkresë.
“Ata vijnë vetëm pak ditë në vendlindje dhe japin para aq shumë sa mbajnë qytetin dhe shtetin me të ardhurat e tyre! Nuk është as ligjore, as njerëzore dhe as e moralshme që t’i mbushin me gjoba vetëm sepse ata presupozohen të kenë para! E para, ata lodhen shumë për të fituar ato para dhe e dyta ata duhet të jenë të barabartë përpara ligjit!”, vazhdon më tej shkresa.
“Ju lutem t’i udhëzoni dhe t’i ndihmoni sa më shumë që të orientohen në këto ditë feste dhe mos ua ktheni festën në makth! Jam i bindur që do të dëgjoni dhe zbatoni kërkesën time, jo vetëm sepse Stacioni Policor është në kompetencat e Komunës së Gostivarit, por sidomos se ju jeni një person në detyrë që duhet ta dini se puna juaj është të mbroni qytetarët e jo t’i dënoni ata, e mbi të gjitha Mërgimtarët që është gjynah që t’i presim me fatura gjobash në vend të dashurisë dhe respektit!”, përfundon shkresa zyrtare e Arben Taravarit drejtuar komandantit të SP- Gostivar.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Protesta e tretë në Gjenevë kundër Ligjit 21/2024, diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura Për të tretën herë me radhë, pjesëtarë të diasporës shqiptare u mblodhën në Gjenevë për të... -
FSHF vazhdon kërkimin e talenteve në diasporë: “Open Stage” më 27 qershor në New York -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar














