Autotech
Google: Njerëzit të gatshëm për ndihmë për njëri-tjetrin
Gjiganti i kërkimeve, Google, ka treguar se njerëzit kanë qenë të interesuar shumë që të ndihmojë të tjerët në vitin 2017.
Këtë gjë Google e ka bazuar në kërkimet që kanë bërë njerëzit më së shumti sivjet.
Në SHBA, njerëzit më së shumti kishin kërkuar informata për Uraganin Irma dhe uraganët tjerë si dhe përfshirë sulmet terroriste që ndodhën në gjithë botën, si dhe për ndihmë ndaj refugjatëve, transmeton Albinfo.ch.
“Si” vazhdon të jetë pyetja kryesore që njerëzit i bëjnë Googleit për të marrë informata për çështjet që atyre ju interesojnë.
Kompania zbuloi po ashtu se njerëzve ju kanë interesuar iPhone 8 dhe iPhone X. Monedha digjitale “Bitcoin” mbeti ndër më të kërkuarat.
Sa i përket yjeve, më së shumti u kërkua Harvey Weinstein, i akuzuar për sulme seksuale, ndërsa kërkime të mëdha u bënë edhe për Kevin Spacey e Bill O’Reilly.
Meghan Markle, aktorja që pritet të bëhet princeshë e Britanisë së Madhe ishte ndër yjet më të kërkuara po ashtu.
Tom Petty e Chester Bennington e ndeshja e boksit mes Mayweaterhit dhe McGregorit ishin ndër emrat më të kërkuar sivjet.
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










