Tematike
Zvicra planifikon viza tremujore pune për ballkanasit!
Duke qenë se Kosova mbetet i vetmi vend që nuk i është hequr detyrimi i vizave, qytetarët e saj nuk pritet të përfitojnë nga ky liberalizim
Departamenti i drejtësisë në Qeverinë federale të Zvicrës planifikon që të hiqet pjesërisht detyrimi i vizës për 33 shtete të botës. Në mesin e tyre është edhe Shqipëria dhe të gjitha vendet e Ballkanit të cilat tashmë janë liruar nga detyrimi i vizës për të hyrë në vendet e BE-së dhe të zonës Schengen. Por ky propozim që në fillim ka hasur në kundërshtimin e SVP-UDC-së dhe pjesërisht edhe të FDP-PLR-së.
Konkretisht bëhet fjalë për personat nga këto shtete, të cilët brenda tre muajve sa kanë të drejtë qëndrimi në Zvicër, të munden edhe të punojnë ose të absolvojnë ndonjë kualifikim profesional. Shtetet të cilat do të përfitojnë nga ky lehtësim janë: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, mali i Zi dhe Serbia por po ashtu edhe SHBA, Kanadaja dhe shumë vende të Amerikës Latine.
Në fakt shtetasit e vendeve ballkanike do të gëzonin me këtë rast lehtësimin e dytë brenda pak vitesh të kushteve për hyrje në Zvicër. Prej më shumë se 2 vitesh këta shtetas kanë të drejtë që si turistë të vizitojnë Zvicrën pa viza. Zvicra e pati pranuar këtë lehtësim në bazë të detyrimeve që ajo ka ndaj marrëveshjeve përkatëse me BE-në.
Ndërkaq liberalizimi i propozuar rishtas është një masë e vullnetit të mirë që do të merrej nga ana e Zvicrës, bëjnë të ditur në Entin Federal për Migracion (BFM), njofton tagesanzeiger.ch.
Edhe me këtë masë liberalizimi, kandidatët do të jenë të detyruar të kërkojnë leje për punë ose për kualifikim profesional që synojnë ta bëjnë në Zvicër, thonë në qeveri. “Deri më tash kjo punë ishte e rregulluar ashtu që shtetasit e vendeve të përmendura krahas kërkimit të lejes për punë detyroheshin të kërkonin edhe vizën e udhëtimit. Me propozimin e ri ne po e heqim thjesht një pengesë administrative”, ka thënë zëdhënësi i BFM-së Michael Glauser.
Por, lejet e tilla të punës do të jepeshin në mënyrë restriktive. Në radhë të parë ato do tu jepeshin personave të specializuar në profesione të veçanta. Ndërsa edhe personat me kualifikime të ulëta, si për shembull personeli ndihmës në bujqësi do të gjejë veten në kuadrin e programeve për kualifikim dhe për shkëmbim.
Dhe ajo që në lidhje me këtë temë duket veçanërisht e rëndësishme është se Qeveria planifikon që këtë çështje të mos e kalojë fare në parlament. “Qeveria Federale do të vendosë për këtë ndryshim pas pushimeve verore. Marrë parasysh faktin se sipas BFM-së ky rregullim i ri ka një `rreze veprimi të kufizuar`, do të evitohet kërkimi i pëlqimit nga partitë. Parlamenti nuk ka çfarë të thotë rreth kësaj teme. Për këtë do të vendosë Qeveria federale brenda kompetencave të saj”, shkruan portali në fjalë.
Por, për përfaqësuesit e SVP-UDC-së si Hans Fehr kjo reformë vizash e planifikuar ka ardhur e befasishme. Po kështu edhe eksperti për migracion i FDP-PLR Philipp Müller nuk ka dëgjuar për këtë plan të qeverisë. Sipas tyre, qeveria e ka futur këtë planifikim reforme në “mënyrë klandestine”.
Sipas Hans Fehr “Departamenti i drejtësisë po planifikonm një ndryshim me peshë të madhe të praktikës në këtë fushë. Një gjë e tillë nuk bën që të kalohet fshehurazi. Ai druan se me këtë liberalizim do të ngarkohet edhe më shumë tregu i punës edhe ashtu i ngarkuar i Zvicrës. “Pastaj, si do të kontrollohet nëse personat e punësuar në këtë bazë do të lëshojnë Zvicrën pas kalimit të afatit tremujor”, shtron pyetjen Fehr.
Edhe Müller nga FDP-PLR kundërshton këtë plan të qeverisë. Sipas tij ky do të ishte edhe një heqje plotësuese pengese për hyrjen e të huajve nga vendet e treta në Zvicër. Në ambientin e acarruar politik rreth migracionit ky do të ishte një hap i pamatur”, ka thënë ai.
Ndërsa BFM u përgjigjet kritikëve se të huajt që do të përgfitojnë nga reforma duhet të kenë dokumente valide të udhëtimit dhe të kenë para të mjaftueshme për jetesë – ndryshe atyre nuk u jepet leja e punës.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë













