Autotech

Obama mposht Trumpin në Twitter

Rrjeti social Twitter ka prezantuar listën e postimeve më të shpërndara dhe të pëlqyere të vitit 2017.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, postimet e të cilit janë bërë kyçe në strategjinë e tij të komunikimit me qytetarët dhe politikanët, nuk ka arritur të hyjë as në top-dhjetë postimet më të shpërndara apo të pëlqyera të vitit.

Ish-presidenti Barack Obama del të jetë më i suksesshëm me tri nga postimet më të shpërndara të vitit.

Megjithatë, lideri aktual amerikan ishte personi për të cilin u diskutua më së shumti në Twitter, transmeton Albinfo.ch.

Sipas rrjetit social, postimi më i shpërndarë ishte ai i një 17-vjeçari i cili kishte pyetur shefin e ‘fast fond Wendy’s’  se sa shpërndarje duhet të ketë postimi i tij që të hajë një vit falas. Carter Wilkerson i kishte kërkuar 18 milionë, ndërsa postimi i djaloshit arriti në tre milionë shpërndarje.

Postimi më i pëlqyer i vitit mbetet ai i Obamas në të cilën kishte shkruar se nuk duhet të ekzistojë ndarja mes racave, prejardhjes apo feve. Ky postim ishte edhe i dyti në listën e më së shumti shpërndarjeve.

Në top pesëshe të postimeve më të shpërndara hyn edhe kërkimfalja e Ariana Grandes pas sulmit në koncertin e saj në Manchester.

https://twitter.com/ArianaGrande/status/866849021519966208