Bota
Zonja e parë e Francës emërton pandën e vogël
Zonja e parë e Francës, Brigitte Macron, nesër zyrtarisht do ta emërtojë një pandë katërmujore në një kopsht zoologjik.
Zonja e parë e një vendi është tradicionalisht ndrikull e një pande të re dhe ajo do të bashkohet me diplomatë dhe zyrtarë kinezë nga ZooParc de Beauval në ceremoni.
E panda e vogël, e cila deri tani është quajtur “Mini Yuan Zi”, lindi në gusht dhe filloi t’i bëjë hapat e parë në muajin nëntor.
Prindërit e saj, Huan Huan dhe Yuan Zi, erdhën në Francë në vitin 2012.
Ardhja e tyre u pa si forcim i lidhjeve diplomatike mes Parisit dhe Pekinit.
Ata do të qëndrojnë deri në vitin 2022 para se të kthehen në Kinë, kurse pasardhësit e tyre do të qëndrojnë në Francë deri në moshën dy apo trevjeçare.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












