Autotech
Bateritë mund të mbushen plotësisht për pak minuta me teknologjinë e re të Samsungut
Instituti i Avancuar për Teknologji i Samsungut (SAIT) ka njoftuar se e ka zhvilluar një teknologji të re të baterive të cilat mund të mbushen shumë më shpejtë te telefonat mobilë dhe te veturat elektrike.
Për një bateri aktualisht duhet një orë mbushje me teknologjinë për mbushje të shpejtë, por Samsungu thotë se me teknologjinë që do ta sjellë do ta mbushë një bateri për 12 minuta.
Teknologjia e re përbëhet nga atomet e karbonit nga grafiti, që është 100 për qind më efikase se bakri në përcjelljen e elektricitetit. Ajo transferon energjinë “140 herë më shpejtë se bateritë me litium”, ka thënë Samsungu.
Koncepti sipas Samsungut do të ketë çmim shumë të përshtatshëm, por nuk është bërë e ditur se kur do të lansohet kjo teknologji e re për telefonat dhe veturat.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











