Autotech

Pavarësisht çmimit, iPhone X i suksesshëm në shitje

iPhone i fundit zakonisht është pjesë e zbritjeve për “Black Friday”, por jo edhe sivjet.

Apple lansoi tre telefona të rinj sivjet, dy iPhone 8 që dolën në shitje në fund të shtatorit dhe modelin iPhone X që doli në shitje në nëntor.

Për këtë arsye, kur bëhet fjalë për zbritjet e “Black Friday”, më e mira që mund të gjendej ishte zbritja te iPhone 8.

Megjithatë, pavarësisht çmimit prej më shumë se 1000 eurove, telefoni iPhone X mbeti më i kërkuari në fundjavën e shkuar, të “Black Friday”, transmeton Albinfo.ch.

Sipas “Street Insider”, Apple ka shitur në këtë fundjavë 40 për qind të të gjithë iPhone X të shitur deri tani. Disa ekspertë thonë se Apple ka shitur deri tani 15 milionë iPhone X që nga lansimi, por kjo nuk është konfirmuar asnjëherë nga kompania.

Megjithatë, një raport i ri shton se Apple po prodhon tre milionë njësi çdo javë. Në këtë raport, Apple thuhet se do të shesë 30 milionë iPhone X gjatë periudhës së Krishtlindjeve duke e çuar në total numrin e shitjeve në 80 milionë njësi.