Sport
Kasami dhe Xhaka synojnë botërorin për Zvicrën
Dy futbollistët shqiptarë shpresojnë se do të jenë pjesë e Kombëtares së Zvicrës në kampionatet botërore 2018 dhe 2022
Pajtim Kasami dhe Granit Xhaka vitin e kaluar ndihmuan Zvicrën të dilte kampione e botës, ndërsa shpresojnë se do ta ndihmojnë këtë përfaqësuese të tregohet e suksesshme edhe në botërorin e seniorëve që do të mbahet pas tetë vjetësh.
Ata shpresojnë të luajnë për Zvicrën edhe në botërorin e vitit 2022, që mbahet në Katar.
Zviceranët qysh tash kanë filluar të mendojnë për kampionatet botërore, që do të mbahen në Rusi më 2018 dhe në Katar më 2022.
Gazeta zvicerane Blick, ka shkruar se në vitin 2018 fituesit e Kampionatit botëror U17 me Zvicrën, Pajtim Kasami dhe Granit Xhaka, do të jenë 26 vjeç, në moshën më të mirë për një lojtar.
Dy futbollistët shqiptarë shpresojnë se do të jenë pjesë e Kombëtares së Zvicrës në kampionatet botërore 2018 dhe 2022.
Megjithatë, Kasami dhe Xhaka nuk mendojnë njëjtë rreth organizatorëve të këtyre kampionateve të futbollit.
Mesfushori i klubit italian Palermo, do të dëshironte që organizatore e Botërorit 2018 të ishte Spanja ose Anglia.
“Do te doja të ishte Spanja ose edhe Angli, entuziazmi për këtë sport është unik, veçanërisht në Angli. Isha në Rusi me Palermon për ndeshjen e Europa League kundër CSKA dhe nuk është përzgjedhja më e mirë. Ndërsa Katari është një vend i shkëlqyeshëm, atje isha me Liverpoolin në Abu Dhabi. Do të jem atje sepse është e qartë se ky është synimi më i madh”, ka thënë Kasami për Blick.
Ndërsa mesfushori i skuadrës zvicerane “Basel” mendon se organizmi i Kampionatit botëror në Rusi dhe Katar do të jetë eksperiencë e re për skuadrat.
“Mendoj se zgjedhja është e mirë. Ne kemi qenë në Itali, Gjermani dhe Francë, prandaj jam kureshtar se çfarë do të ndodhë në këto vende. Katari është një vend ku është shumë nxehet, ndërsa Rusia një vend pafundësisht i madh. Kjo gjithashtu edhe për kombëtaret do të jetë një përvojë e re. Natyrisht kam shpresë se do të jem atje”, u shpreh Xhaka.
Kasami e Xhaka vlerësohen në mesin e mesfushorëve më të talentuar në Zvicër dhe llogariten pretendentë serioz për një fanellë të përfaqësueses A të Zvicrës.
Kohë më parë Kasami e Xhaka kanë debutuar në U-21 të Zvicrës. Vitin e kaluar me U-17 e Zvicrës dy futbollistët e fituan Botërorin në Nigeri. Pjesë e “helvetikëve” ishte edhe mbrojtësi kosovar Frederik Veseli.
“FIFA”, të enjten në Cyrih të Zvicrës vendosi që Rusia të jetë nikoqire e Kampionatit botëror 2018, derisa Katari në vitin 2022.
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare Konferenca Ekonomike B2b pritet të bashkon mbi 400 biznese shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare... -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit














