Autotech

Honda synon të sjellë veturën që mbushet për vetëm 15 minuta

Honda synon që të krijojë një veturë elektrike që mund të ecën deri në 240 kilometra me vetëm 15 minuta mbushje të baterisë.

Sipas “Nikkei”, kompania planifikon që këtë ta arrijë deri në vitin 2022.

Gjiganti japonez ka njoftuar se do të lansojë modelin e parë elektrik në vitin 2019, ndërsa deri në arritjen e premtimit të madh për 15 minuta mbushje të baterisë ka kohë edhe pesë vjet, transmeton Albinfo.ch.

15 minuta është gati gjysma e standardeve aktuale ku me 30 minuta kohë mbushet gati 80 për qind e baterisë së veturave elektrike.