Sport

Dy medalje për Kosovën

Xhudoja kosovare vazhdon me suksese nga garat ndërkombëtare, duke sjellë medalje pas medalje, shkruan albinfo.ch.

Distria Krasniqi është shpallur kampione në kategorinë 52 kilogramë në Grand Prix në Hagë të Holandës.

Xhudistja në finale e mposhti me ippon xhudisten spanjolle, Estrella Lopez Sheriff. Krasniqi kishte fituar tre meçe për të arritur në finale të këtij turneu të rëndësishëm.

Pas Distria Krasniqit edhe xhudistja Nora Gjakova ka rrëmbyer medaljen e artë në Grand Prix në Hagë.

Në kategorinë 57 kilogramë, Gjakova në finale e mposhti gjermanen, Theresa Stoll. Gjakova e mposhti gjermanen në finale me wazari dhe ippon.

Kjo garë ka qenë shumë e rëndësishme, pasi është për normë olimpike dhe për renditjen botërore.