Integrimi
Dialogu i diasporës në “Nëntorin shqiptar” në NRW
Në këtë aktivitet keni rastin të festoni në një pritje simbolike 105 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe 30 vjetorin e rivendosjes së marëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Republikës Federale Gjermane
Më 25 Nëntor 2017, në një nga ambientet më të bukura kulturore në zemër të qytetit të Köln-it, Muzeun e Artit Richartz Wallraf, ju do të keni rastin
· të njiheni, të takoni e të dialogoni me më shumë se 200 të ftuar nga shoqata te ndryshme ne Gjermani e ne EU dhe personalitete nga jeta sociale, politike dhe artistike e Gjermanisë, Shqipërisë dhe Kosovës mbi diasporën dhe rolin e saj sot e në të ardhmen;
· të dialogoni direkt me Presidentin e Shqipërisë, Sh. T. Z. Ilir Meta, me Ministrin për Shqiptarët jashtë Kufijve të Republikës së Shqipërisë Z. Pandeli Majko, me Ministrin e Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Kosovës dhe Zv. Kryeministër i Republikës së Kosovës, Z. Dardan Gashi (tbc), me Sekretaren e Shtetit për Integrimin, Familjen, Refugjatët dhe Fëmijët të Landit më të madh të Gjermanisë Rinit të Veriut dhe Westfalisë, Znj. Serap Güler, Kryetarët e Bashkive: Z. Erion Veliaj (KB Tirane dhe Kryetar i Shoqatës për Autonomi Vendore), Z. Armando Subashi (KB – Fier), Z. Sotiraq Filo ( KB – Korca), Z. Qazim Sejdiu ( KB – Lushnja), Z. Kastriot Gurra ( KB – Librazhd), Znj. Rajmonda Balili ( KB – Patos), Znj. Majlinda Bufi ( KB – Roskovec), Z. Melaim Damzi ( KB – Stadt Bulqiza), Z. Ndrec Dedaj ( KB – Stadt Mirdita), Znj. Luljeta Dollani (KB – Gramsh), Z. Zhulien Varfaj ( Zv. KB – Durrës), Kandidatin për Kryetar Bashkie të Prizrenit Z. Shaqir Totaj si dhe Znj. Adelina Farrici – Drejtore Ekzekutive e Shoqatës për Autonomi Vendore të Shqipërisë,
· të keni rastin te dialogoni mbi opinionet e kolosit të letrave shqiptare mbi diasporën e më gjërë, të ftuarin e nderit, shkrimtarin e madh Ismail Kadare, të shprehura në intervistat e tij të përmbledhura në “Kadare Ndryshe” të publicistes së njohur Mimoza Kelmendi dhe te prezantuar me këtë rast .

· të festoni në një pritje simbolike 105 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe 30 vjetorin e rivendosjes së marëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Republikës Federale Gjermane së bashku me diplomatë, miq e dashamirës të shqiptarëve nga shumë shtete të tjera të përfaqësuara në Landin e Rinit të Veriut dhe Vestfalisë.

· të shijoni tingujt romantik të këngëve të frymëzuara nga kënga qytetare shkodrane dhe të inskenuara nën “Dritëhijet e HANËS“ së birit të këtij qyteti, artistit të diasporës nga Franca, Vlashent Sata dhe grupit të tij!
Mirësevini!
Anduena Stephan
Aktiviteti mbahet në: Wallraf-Richartz Museum, Obenmarspforten 40, 50667 Köln
Duke filluar ora 11:00
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit25 Nëntor 2017
- Ora11:00
- LokacioniKöln, Gjermani
- Data e përfundimit25 Nëntor 2017 - 20:00
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle
Jeta në Austri
-
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz “Sukseset e kësaj parti në qeverisjen e Grazit, transparenca ndaj qytetarit, me kanë shtyrë që të... -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4















