Kosova
ASK: Gjatë tetorit pati rritje të çmimit të bukës dhe të qumështit
Ngritja e çmimeve të konsumit te nëngrupet si buka dhe drithërat ka qenë (1,5%), qumështi, djathi dhe vezët (1,8%), perimet (4,1%) etj
Agjencia e Statistikave e Kosovës ka publikuar të dhënat nga Indeksi i harmonizuar i tërësishëm i çmimeve të konsumit që thotë se ky është më i lartë për 0,2% në muajin tetor 2017 krahasuar me muajin shtator 2017, transmeton albinfo.ch. Sipas ASK-se në këtë muaj janë rritur çmimet e ushqimeve në Kosovë si dhe çmimi i cigareve.
“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet: buka dhe drithërat (1,5%), qumështi, djathi dhe vezët (1,8%), perimet (4,1%). Por, në muajin tetor, krahasimi i çmimeve të konsumit me muajin shtator, tregon se ka pasur ulje në çmimet e pemëve (-3,9%) dhe e shërbimeve për transport”, theksohet në raportin e kësaj agjencie.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












