Lajme
Kronologjia e një ekstradimi
Albinfo.ch sjell kronologjinë e ngjarjeve prej arrestimit deri te vendimi për ekstradim i Shemsi Nuhiut në Serbi
14 prill 2011: Arrestohet Shemsi Nuhiu. Ai, bashkë me shtatëmbëdhjetë shqiptarët e tjerë nga Lugina e Preshevës janë të akuzuar nga organet serbe të ndjekjes si të ashtuquajtur “Grupi i Gjilanit”.
Ky ish-luftëtar nga Lugina e Preshevës, në një aksion të forcave speciale të policisë zvicerane është arrestuar në Veve të kantonit Vaud të Zvicrës. Nuhiu jetonte prej më shumë se dhjetë vitesh në Vevey dhe kishte status të rregullt qëndrimi. Nuk jepen sqarime nëse ai do të ekstradohet ose jo.
Ndërkohë, nga autoritetet zvicerane kuptohet se ato janë duke shqyrtuar mundësinë e ekstradimit të Shemsi Nuhiut në Serbi, duke përmbushur kërkesat serbe. Për faktin se Nuhiu është edhe shtetas kosovar, ekstradimi i tij bëhet më problematik.
29 prill 2011: Në fund të muajit prill, pas marrjes së lajmit për mundësinë e ekstradimit të Nuhiut në Serbi, vihen në lëvizje mbrojtja dhe familjarët e tij. “Nuk ka asgjë të vërtetë në këtë rrëfim”, thotë vëllai i tij, Sherif Nuhiu për albinfo.ch. Shemsiu në kohën për të cilën e ngarkon aktakuza serbe nuk ka qenë fare në Kosovë. Gjatë asaj kohe ai ka qëndruar në Kumanovë dhe në asnjë mënyrë nuk ka mundur të ishte pjesëtar i UÇK-së”.
Ndërsa avokatët Jacques Barillon dhe Ludovic Tireli, thonë “ne po përpiqemi që, përmes kanaleve ligjore, të bëjmë gjithçka që të pamundësojmë ekstradimin e klientit tonë te autoritetet serbe. Ai mohon çfarëdo përfshirje në veprimet e supozuara që i vishen atij dhe për të cilat është kërkuar ekstradimi i tij”.
29 prill 2011: Edhe Ambasada e Kosovës në Bernë ka bërë përpjekjet e saj për të ndaluar ekstradimin e shtetasit kosovar në Serbi. Një burim nga Ambasada thotë se menjëherë pas njoftimit për arrestimin, përfaqësia jonë ka ndërmarrë hapat e nevojshëm. Ajo ka ofruar dokumentacionin e duhur që dëshmon shtetësinë kosovare të tij dhe i ka shprehur autoriteteve zvicerane shqetësimin për rrezikun të cilit do t`i nënshtrohej shtetasi ynë po të kthehej në Beograd.
Ndërkaq në departamentin zviceran të drejtësisë thonë se fakti se SH.N. ka edhe shtetësi kosovare, nuk e mbron atë apriori nga ekstradimi. E vetmja rrethanë në të cilën Zvicra do ta refuzonte ekstradimin e tij do të ishte nëse ai do të kishte shtetësinë zvicerane.
13 maj 2011: Edhe Ministria e Drejtësisë e Kosovës është inkuadruar në rastin “Nuhiu”. Një zëdhënës nga Departamenti i Drejtësisë, ka konfirmuar se në departamentin e përmendur ka ardhur një shkresë nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës, në të cilën kërkohet që Sh.N. i cili është po ashtu edhe shtetas kosovar, të mos ekstradohet në Serbi, njoftojnë mediet zvicerane.
Ndërkaq në departamentit zviceran të drejtësisë thonë se fakti se SH.N. ka edhe shtetësi kosovare, nuk e mbron atë apriori nga ekstradimi. E vetmja rrethanë në të cilën Zvicra do ta refuzonte ekstradimin e tij do të ishte nëse ai do të kishte shtetësinë zvicerane.
03 dhjetor 2011: Për ekstradimin në Serbi të ish-ushtarit të UÇK-së vjen vendimi nga Gjykata Penale Federale në Bellinzona të Zvicrës. Por është thënë se ekstradimi i Nuhiut në Serbi nuk është përfundimtar.
Por në atë kohë, vëllai i Shemsi Nuhiut thotë se në rastin e vëllait të tij nuk bëhet fjalë për vendimin e Gjykatës Federale me selinë Lozanë, që është instanca më e lartë e gjyqësisë zvicerane por për Gjykatën Penale Federale që ka selinë në Bellinzona.
Avokatët e Shemsi Nuhiut kanë parashtruar ankesë kundër këtij vendimi, me të cilin pas disa muajve do të merret edhe Gjykata Federale me seli në Lozanë, që është instanca më e lartë e gjyqësisë zvicerane.
16 dhjetor 2011: Dorëzohet peticioni për mos ekstradimin e Shemsi Nuhiut në Serbi. Peticionin, në departamentin që drejton ministrja zvicerane Sommaruga e kanë dorëzuar Jeton Kryeziu dhe Avni Binaku në emër të Komitetit kundër ekstradimit të Shemsi Nuhiut në Serbi.
Është fjala për një peticion të nënshkruar nga 5152 persona, shqiptarë dhe të tjerë, në Zvicër.Peticionin e ka marrë në dorëzim përgjegjësja për informim në departamentin e drejtësisë dhe policisë, Christine Stähli.
28 dhjetor 2011: Përpjekje për të kundërshtuar ekstradimin kishte edhe në Kosovë. Organizata e Veteranëve të Luftës së ish UÇPMB-së, në bashkëpunim me Shoqatën “Vatra” organizuan një protestë para Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë për të kundërshtuar ekstradimin e Shemsi Nuhiut nga Zvicra në Serbi.
Protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë dhe mospajtimin me arrestimin e shtetasit të Kosovës, Shemsi Nuhiu, nga policia zvicerane, në bazë të një urdhër-arrestit të lëshuar nga Serbia.Ata i kanë bërë thirrje Zvicrës të mos e ekstradojë në Serbi Nuhiun, ashtu siç po kërkojnë autoritetet e këtij shteti.
Ekstradimi nga autoritetet zviceranë e Shemsi Nuhiut për në Serbi, sipas organizatorëve, bie në kundërshtim me vendimet e Qeverisë zvicerane, për njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës.
12 janar 2012: Dorëzohet në Ambasadën e Zvicrës në Prishtinë, peticioni për Shemsi Nuhiun. Rreth 13 mijë nënshkrime të mbledhura në një peticion nga Shoqata e të Shpërngulurve nga Kosova Lindore ”Vatra”, u dorëzuan në Ambasadën e Zvicrës në Prishtinë kundër ekstradimit të Shemsi Nuhiut në Serbi, i cili kërkohet nga drejtësia serbe për krime lufte.
Peticioni përveç se është kundër ekstradimit të Shemsi Nuhiut në Serbi, kërkohet që gjykimi i tij të bëhet në Kosovë.Përmes Ambasadës, këto nënshkrime i janë dërguar Konfederatës Zvicerane, gjegjësisht Departamentit Federal të Drejtësisë dhe Policisë.
Lexoni po ashtu:
Dështojnë të gjitha përpjekjet – Shemsi Nuhiu ekstradohet në Serbi
Dosja e jonë e mëhershme:
Ekstradimi i Nuhiut në Serbi nuk është përfundimtar
Dorëzohet në Ambasadë peticioni për Shemsi Nuhiun
Protestë kundër ekstradimit të Shemsi Nuhiut në Serbi
Gjilanasit nënshkruajnë peticionin kundër ekstradimit të Shemsi Nuhiut
U protestua kundër ekstradimit të Shemsi Nuhiut nga Zvicra në Serbi
Ekstradimi i Nuhiut në Serbi nuk është përfundimtar
Në Zvicër arrestohet ish pjesëtari i UÇPMB-së nga Presheva
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










