Autotech
Apple me pajisje të veçantë para vitit 2020
Apple raportohet se është duke punuar në një pajisje të “realitetit të shtuar” (AR), dhe duket se kjo do të vijë para vitit 2020.
Sipas raportimit të “Bloomberg”, pajisja do të ketë një ekran të vetin që fuqizohet nga një çip dhe një sistem operativ. Kjo do t’i mundësonte funksionimin e pajisjes si të ndarë dhe që nuk ka nevojë të funksionojë bashkë me një iPhone. Akoma nuk është e qartë nëse kjo pajisje do t’i ngjajë HoloLens të Microsoftit, transmeton Albinfo.ch.
Shefi ekzekutiv i kompanisë, Tim Cook, vazhdimisht ka shprehur interesimin e tij në realitetin virtual duke thënë se është diçka që e detyron të “bërtasë”. “AR do të ndryshojë mënyrën se si ne e përdorim teknologjinë përgjithmonë”, ka thënë ai së fundmi.
“Realiteti i shtuar” është teknologji që vendos pamje të caktuara në jetën reale, sikurse opsionet që tashmë ekzistojnë në disa rrjete sociale.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












