Shqipëria
Fenomeni i “parave me fajde” në Shqipëri
Fenomeni i ‘parave me fajde’ po sjell pasoja në shoqërinë shqiptare dhe ngjarje kriminale që kanë si motiv këtë shkak.
Në muajin maj ishte rasti i fundit dhe i rrallë kur policia goditi një skemë të dhënies së parave me fajde. Një individi iu gjetën 22 vetura të cilat i mbante peng në këmbim të shumave monetare që kishte dhënë hua me interesa tepër të larta, raporton “TCH”.
Ekspertët thonë se policia nuk duhet të qëndrojë pasive karshi këtij aktiviteti të paligjshëm, përcjell albinfo.ch.
Masivizimi i dhënies së parave me fajde në mënyrë joligjore shikohet si rrezik potencial edhe nga ekspertët e ekonomisë të cilët kërkojnë që banka e Shqipërisë të analizojë situatën.
Sipas burimeve policore, individë ose grupe personash po japin para borxh me interesa të larta dhe në rast të moskthimit në kohë të huas, i marrin në këmbim pronën e cila mund të vlejë disa herë më shumë se detyrimi i marrëveshjes gojore.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











