Bota
Treni me emrin “Anne Frank” shkakton shumë reagime në Gjermani
Operatori hekurudhor i Gjermanisë “Deutsche Bahn” ka mbrojtur vendimin e tij për të emëruar një tren me shpejtësi të madhe sipas viktimës së Holokaustit, Anne Frank. Por, ku vendim ka shkaktuar shumë reagime në Gjermani.
Emri i Anne Frank është në mesin e 25 gjermanëve të famshëm, të zgjedhur nga një juri, pas një konsultimi publik. Deputetja konservatore gjermane, Iris Ebrel, ka shkruar në “Twitter” se zgjedhja e emrit është “pa shije”, sepse Anne Frank dhe hebrenjtë e tjerë janë dërguar me tren drejt vdekjes, raporton “Evropa e Lirë”, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, zëdhënësja e “Deutsche Bahn”, Antje Neubauer, është shprehur se vajza ka qenë simbol i tolerancës. Anne Frank po ashtu ka përfaqësuar bashkëjetesën paqësore të kulturave të ndryshme, e cila është më e rëndësishme se kurrë në kohë të tilla si kjo, ka thënë Neubauer, përcjell albinfo.ch.
Familja Frank është dërguar në kampin e vdekjes Auschwitz në vitin 1944 gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Anne ka vdekur më vonë në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen, në moshën 15-vjeçare.
Ditari i Anne Frank është ndër librat më të shitur në botë dhe përshkruan jetën e vajzës hebreje duke u fshehur me familjen e saj në Amsterdamin e pushtuar nga nazistët, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Deutsche Bahn” është në pronësi të shtetit dhe pasardhëse e kompanisë “Deutsche Reichsbahn”, që ka deportuar miliona hebrenj dhe viktima të tjera të nazistëve.
Gjatë kësaj jave ka pasur një mobilizim në mbarë Evropën për Anne Frank, ku shumë ekipe të futbollit në fanellat e tyre kanë pasur një foto të saj, madje edhe skuadra gjermane.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













