Uncategorized
Shpallet i pafajshëm polici që ka marrë dhurata nga prostituta
Sipas akuzës, ish pjesëtari i Policisë së Qytetit të Cyrihut, kishte përfituar dhurata dhe seks pa pagesë nga një prostitutë në shkëmbim të favoreve që ajo priste prej tij si polic
Gjykata e Lartë e Kantonit të Cyrihut e ka shpallur të pafajshëm një ish polic i cili akuzohej për shfrytëzim të padrejtë të favoreve nga një prostitutë. Në shkallën e parë, Gjykata e Qarkut e kishte dënuar atë me një dënim të kushtëzuar, me gjobë, shkruan agjencia e lajemve sda.ch.
Sipas akuzës, ish pjesëtari i Policisë së Qytetit të Cyrihut, kishte përfituar dhurata dhe seks pa pagesë nga një prostitutë në shkëmbim të favoreve që ajo priste prej tij si polic, transmeton albinfo.ch. Me fjalë tjera, ajo shpresonte se polici në rast të ndonjë kontrollimi, nuk do të vepronte kundër saj.
Por, Gjykata e Lartë ka ardhur në përfundimin se ish polici nuk është penalizuar me këtë rast për arsyen e thjeshtë se ai nuk ishte përgjegjës për prostitutet. Por, gjyqtari ndërkaq ka theksuar se sjellja e tij ka qenë gjithsesi e ulët nga aspekti moral.
Ish polici që sot ka 39 vjet, tashmë prej kohësh punon jashtë policisë. Procesi kundër tij ka qenë një proces paralel me aferën korriuptive të njohur si “Chilli”, të emërtuar sipas emrit të lokalit të njohur të natës në Cyrih, “Chilli”.
Kjo aferë pati tronditur policinë e qytetit në Cyrih në vitin 2013 kur kishte shpërthyer, transmeton albinfo.ch. Por, i akuzuari aktual nuk ka qenë duke punuar si polic që merret me prostitucionin. Ai vetëm është angazhuar përkohësisht si “klient fiktiv” i prostiteve në aksionet e policisë kundër prostitucionit ilegal.
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim













