Shqipëria
Vdes papritur Adela e “Big Brother”
Një lajm tragjik është shpërndarë mëngjesin e sotëm, pasi gazetarët kanë kuptuar se kolegia e tyre e medias rozë, Adela Xhamani në orët e para të mëngjesit ka vdekur.
Gazetarja ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak rreth orës 4:00 të mëngjesit.
Mediat në Tiranë raportojnë se edhe pse dy shoqet e saj kanë njoftuar ambulancën, përpjekjet për ta sjellë në jetë kanë rezultuar pa sukses.
Adela ka lindur në qytetin e Kavajës, ndërsa në vitet e para të karrierës së saj ka qenë mësuese letërsie në qytet. Më pas ka qenë pjesë e ‘Big Brother Albania 2’, ku ka pasur mjaft sukses në atë kohë, përcjell albinfo.ch.
Pas këtij ‘reality show’ ka punuar si kryeredaktore e suplementit ‘Bluetooth’ në ‘Gazetën Shqiptare’, si dhe kryeredaktore e Revistës ‘’Who”. Kohët e fundit ishte bërë pjesë e televizionit “FaxNews”.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?











