Dy palë zgjedhjet e organizuara këtë vit në Kosovë, buxhetit të shtetit i kanë kushtuar mbi 10 milionë euro.
Organizatat që merren me monitorimin e zgjedhjeve thonë se nëse klasa politike që zgjidhet nga qytetarët është e përgjegjshme atëherë milionat që ndahen për zgjedhje mund të rikuperohen.
Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se zgjedhjet kanë kosto të lartë, mirëpo sipas tij problemi qëndron te papërgjegjësia e cila qon në organizimin e zgjedhjeve.
Nga ana tjetër Arton Demhasaj nga Organizata “Çohu”, vlerëson se kostoja për zgjedhje mund të shkojë deri në shtatë milionë euro, por thotë se për buxhetin dhe shoqërinë e Kosovës kjo e fundit është e lartë.
Demhasaj pohon se dy palë zgjedhje gjithmonë e rëndojnë buxhetin e një vendi dhe kjo është ngarkesë e madhe e buxhetit për shkak se po flasim për një shumë mbi 10 milionë euro që mund të shpenzohet në dy proceset zgjedhore, përcjell albinfo.ch.