E-Diaspora
Inxhinierja e suksesshme shqiptare me një ‘mision’ në Montreal
Ajo shpreson të fitojë për të mbështetur projektet e zhvillimit kulturor, të bashkëpunimit mes organizmave kulturore të ndryshme dhe të krijojë burime të reja financimi brenda për brenda qytetit

Anila Erindi ka emigruar në Montreal në vitin 1997 dhe është banore e zonës Lasalle prej gati 15 vitesh. Anila ka diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës, në degën “inxhinieri-hidro”. Në vitin 2005, u diplomua në nivelin master shkencash në degën e “inxhinierisë ujore” të universitetit McGill në Montreal. Prej 9 vitesh ajo punon në bashkinë e Montrealit në Departamentin e Inxhinierisë, por tashmë kërkon votën për pozicionin e këshilltares. Zgjedhjet bashkiake të Montrealit që do të mbahen më 5 nëntor.
Ajo në fillim tregon se si vendosi të hyjë në politikë. “Kam 9 vite që punoj për bashkinë e Montrealit, për departamentin inxhinierisë, zyrën e studimeve teknike të bashkisë për zonën Plateau. Partia që është në pushtet në këtë bashki është ‘Projet Montréal’, ata janë në fuqi prej 8 vitesh. Unë punoj me ta dhe e njoh mirë programin dhe politikën e tyre. Unë së bashku me kolegët e mi, vëmë në zbatim projektet që ata ndërmarrin dhe angazhohen në publik. Më pëlqejnë idetë e tyre i mbështes, jo vetëm si punonjëse e administratës në bashki, por edhe si qytetare. Kisha mundësi edhe më parë, por tash vendosa të kandidoj, jam e bindur, e motivuar që energjia dhe forca e fjalës që kam do të sjellë ndryshime në qytetin tim”, ka thënë ajo në një intervistë për revistën shqiptare “Psikologjia”.
Ajo beson se do të jetë e suksesshme. “Kam mbështetjen e disa këshilltarëve bashkiakë dhe të dy kryetarëve të bashkive. Shoqëria ime kanadeze, më dërgon urime, jo vetëm personalisht, por edhe në mediat sociale nuk kanë pushuar ende falënderimet. Gjithashtu edhe komuniteti shqiptar i Montrealit, më ka vlerësuar shumë dhe më ka ndihmuar, më kanë ofruar ndihma financiare, dhe ndihma vullnetare, në raste kur bëj vizita derë më derë ose kur vendos pankartat nëpër shtylla”, theksoi tutje Anila, përcjell albinfo.ch.
Anila Erindi kandidon për Partinë ‘Projet Montréal’, ku janë 103 kandidatë, ndër ta 65 në pozicionet këshilltare dhe 38 në pozicionet e këshilltare të zonës.
Konkurrentët janë të kombësive të ndryshme, spanjollë, marokenë, rumunë, afrikanë, kanadezë, greke edhe një shqiptare. Në zonën ku ajo ka vënë kandidaturën Cecil.-P-Newman janë në konkurrim tre parti, 1- ekipi Barbe, 2- ekipi Coderre, 3-ekipi Projet Montreal, në postin që kandidon ajo janë 3 kandidatë që konkurrojmë për të njëjtin pozicion, me nënshtetësi greke, indiane dhe shqiptare.
Ajo shpreson të fitojë për të mbështetur projektet e zhvillimit kulturor, të bashkëpunimit mes organizmave kulturore të ndryshme, të krijoj burime të reja financimi brenda për brenda qytetit dhe jo në rrethinat jashtë qytetit, si dhe të ndihmojë edhe sektorët tjerë.
Edhe pse që shumë vjet jeton në Montreal, ajo mendoi të kthehet në Tiranë, por nuk ishte ajo Shqipëri të cilën e kishte ëndërruar. “E kam menduar rikthimin në Tiranë, në vitin 2009 bëmë një tentativë rikthimi, por pa sukses na dështoi. Shqipëria nuk ishte çka ëndërroja, nuk ëndërroja shumë, por mendoj se kushtet minimale shtëpi, punë, siguri dhe rehati në vend ishin kryesoret që kërkonim. Qëndruam 4 muaj në tentativë dhe u kthyem përsëri në atdheun tonë të dytë Montrealin.
Erindi thotë se e merr shpesh malli për vendlindje, derisa mundohet të jetë e informuar se çfarë po ndodh.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët Raportohet se nga 3 gushti 2026, kartat e identitetit fizike (në letër) të lëshuara në Itali...
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
-
Nga 1 korriku, Aeroporti i Prishtinës nis fluturime të rregullta drejt Lionit
-
Detaje të reja rreth vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar në Itali
-
Shkodran Osmanaj performon në Festival d’Aix-en-Provence me Orkestrën Bayerische Rundfunk
Jeta në Austri
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri Interesimi për studimet mjekësore në Austri është rritur ndjeshëm këtë vit, me 15,668 kandidatë të regjistruar...
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë