E-Diaspora
Kosovari dhe malazezi dyshohen për trafikim të familjes nga Serbia
Ndaj malazezit dhe kosovarit pritet ngritja e procedurës hetimore lidhur me dyshimin për kontrabandim të të huajve
Rreth orës 2 të pas mesnatës së mbrëmshme Policia Federale ka ndaluar një makinë që po hynte në Gjermani nga Holanda. Në makinë ishin gjashtë persona. Gjatë kontrollimit të mëtejmë u konstatua se dy prej personave ishin me dokumente të rregullta, një shofer 27 vjeçar nga Mali i Zi dhe personi që rrinte ulur në uklësen e përparme pranë tij, një shtetas kosovar i moshës 31 vjeçare, shkruan dpa.de.
Katër të tjerët që ndodheshin në veturë ishin shtetas të Serbisë, të moshave 20 deri 54 vjeçare, tre burra dhe një grua. Ata nuk kishin me vete dokumente valide, transmeton albinfo.ch.
Nga hetimet fillestare u mor vesh se katër shtetasit e Serbisë kishin kërkuar më parë azil në Francë dhe pastaj në Holandë, por pa sukses.
Ndaj tyre është inicuar një procedurë hetimore lidhur me dyshimin për hyrje të palejuar në Gjermani. Pasi që familja me shtetësi serbe ka kërkuar azil, përgjegjësia për trajtimin e saj të mëtejshëm i takon Zyrës Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF). Ndërsa ndaj malazezit dhe kosovarit pritet ngritja e procedurës hetimore lidhur me dyshimin për kontrabandim të të huajve.
E-Diaspora
-
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për lidhje me incidentin në Dällikon të Cyrihut; rrethanat... -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












