Uncategorized
Mbi 90 % e votave të numëruara, “lufta” për kryeqytetin vazhdon
Gara për Prishtinën pa dyshim se ishte gara më e nxehtë e Zgjedhjeve Lokale të 22 tetorit.
Por, kjo garë për kryeqytetin e Kosovës do të vazhdojë, sepse Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosja dhe Arban Abrashi nga LDK-ja do të masin edhe njëherë forcat në balotazh, përcjell albinfo.ch.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, tashmë kur janë numëruar 90.25 të votave, del se Shpend Ahmeti ka fituar 43,42 %, derisa Arban Abrashi 35,91%.
I treti në garën për kryeqytetin është Selim Pacolli nga AKR-ja me 10,24%, pasuar nga Lirak Çelaj me 5,86% e Arbër Vllahiu me 3,27 %.
Gara për balotazh do të mbahet më 19 nëntor. Kujtojmë që Ahmeti ishte zgjedhur kryetar i Prishtinës, duke fituar pikërisht në balotazh katër vjet më parë ndaj Is Mustafës së LDK-së.
Ahmeti dhe Abrashi kanë thënë se ende është herë për koalicione, kurse LDK-ja e ka përjashtuar mundësinë me PDK-në, kurse Selim Pacolli i AKR-së ende nuk është i vendosur se për kë do të bëj ‘tifo’ në balotazh, pasi ai ka fituar rreth dhjetë për qind të votave, që mund të jenë vendimtare në garën për kryeqytetin e Kosovës.
E-Diaspora
-
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës Nxënësit e diasporës shqiptare në Bern po zhvillojnë me sukses mësimin e gjuhës shqipe... -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz










