Uncategorized
BDI: Kemi fituar 100 mijë vota

Shefi i shtabit të BDI-së, Fatmir Besimi përmes një pres konference për media deklaroi se BDI në këto zgjedhje ka fituar 100 mijë vota në nivel republikan, raportojnë mediat vendore, përcjell albinfo.ch.
“BDI në këto zgjedhje lokale arrin 100 mijë vota në nivel republikan. Për të konfirmuar fitoren bindëse të BDI-së në vazhdimësi, kjo dëshmon se BDI ishte është dhe do të mbetet partia më e madhe shqiptare në Maqedoni. Partia e parë dhe fituese e shqiptarëve të Maqedonisë. Fitore e 11 rradhazi. Fitorja ju takon juve, me fitoren e BDI-së fitojnë gjithë qytetarët. E para jemi në Kërçovë me 8 mijë vota epërsi, në Pllasnicë, gjithashtu me rezultat fitues në raundin e dytë BDI do të shkon me ASH në Gostivar, BDI në raundin e dytë me Besën në Çair me 2 mijë vota epërsi, BDI në raundin e dytë e Besën në Saraj me 3 mijë vota epërsi, BDI me Aleancën në rreth të dytë në Bogovinë, BDI me ASH në rrethin e dytë në Vrapçisht, në raundin e dytë në Zhelinën BDI me Besën, me 600 vota epërsi BDI garon në Tearcë në rrethin e dytë me Besën, në Dollnen BDI me LSDM do garon në rrethin e dytë me 500 vota epërsi. Në Strugë vazhdon numërimi i votave dhe kandidati ynë shkon në balotazh, në Dibër BDI në rreth të dytë do të garon me ASH me 500 vota epërsi”, ka thënë Fatmir Besimi.
Kandidati i BDI-së për kreun e Çairit, Visar Ganiu, ka nisur festën e fitores në sheshin “Skënderbe”. “Kuptohet se ne kemi edhe 10 vendvotime për të numëruar. Deri më tani e di nga ato që më kanë informuar se numri i atyre që kanë votuar për mua ka kaluar mbi 10 mijë, kështu që nuk jam i sigurt se do kaloj direkt në rrethin e parë por sidoqoftë të jetë ne jemi në epërsi të dukshme ndaj të gjithë tjerëve”, u shpreh Visar Ganiu.
Edhe pse nuk janë publikuar rezultatet zyrtare në Komunën e Gostivarit nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, në internet është shpërndarë një video ku shihet Arben Taravari duke festuar.
Taravari shihet duke përshëndetur mbështetësit e partisë së tij nga dritarja e shtabit zgjedhor.
Ndërkohë, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka shpallur fitoren në Strugë, ku do të shkohet në balotazh, por Sela është bindshëm i pari.
“Sipas rezultateve të cilat i kemi mbledhur, ne kryesojmë në raundin e parë, mbi nëntë mijë vota i kemi mbledhur dhe jemi partia e parë në Strugë”, pohoi Sela.
“Këtë fitore ua dedikojë vet struganëve dhe aktivistëve të Aleancës. Aktiviteti ynë ka qenë i bazuar në ofertë dhe punë të palodhshme”.
“Tani se kush do të jetë kandidati i dytë nuk na shqetëson shumë, pasi ne do t’i fitojmë zgjedhjet sepse ky është vullneti i popullit dhe vullnetin e popullit s’ka kush e ndalë. Në shumë komuna të tjera po shkojmë në raundin e dytë po ashtu”.
E-Diaspora
-
Detaje të reja 25-vjeçarit shqiptar në Itali Detaje të reja dalin lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit në Itali. Viktima Rivaldo Rusi 25-vjeç u...
-
Mësojmë Shqip në Diasporë
-
Taulant Xhaka nis karrierën si trajner te FC Dardania Basel në divizionin e 4-të
-
Qeveria e Kosovës nga një korriku subvencionon policat e sigurimit për mërgimtarët
-
Oficeri i FSK-së, diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci
Jeta në Austri
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori Austria po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt transparencës me hyrjen në fuqi të një ligji...
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht