Kosova
BQK-ja raporton për rritje të aseteve pensionale
Sektori pensional ka shënuar rritje të përshpejtuar vjetore të aseteve prej 15.8 për qind, thuhet në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës për Vlerësimin tremujor të ekonomisë.
“Vlera e përgjithshme e aseteve të sektorit pensional arriti në 1.54 miliardë euro, që paraqet sektorin e dytë më të madh në sistemin financiar me 27.7 për qind të aseteve. Rritja e aseteve të sektorit pensional kryesisht mund t’i atribuohet rritjes së kontributeve të reja dhe kthimit në investime gjatë kësaj periudhe”, thuhet në raport, përcjell albinfo.ch.
Sipas BQK-së, vlera e arkëtimeve të reja arriti në 77.2 milionë euro, krahasuar me vlerën prej 74.3 milionë euro në qershor të vitit 2016. Po ashtu bëhet e ditur se: “Vlera e arkëtimeve të reja të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK-së) arriti në 77.0 milionë euro, ndërsa ajo e Fondit Slloveno-Kosovar të Pensioneve (FSKP) arriti në 244.3 mijë euro.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












